Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, si dhe në atë të ish-drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj.
Gazeta Insajderi nga ekipi në terren ka marrë vesh se bastisja në shtëpinë e Smakës po vazhdon, teksa prezente janë parë një patrullë e Policisë së Kosovës dhe një veturë e EULEX-it.
Për bastisjen e shtëpisë së Shalës për Insajderin e konfirmoi avokati Artan Qerkini.
Ai ka bërë të ditur se bastisja ka qenë e shkurtër në shtëpinë e Shalës.
Prokuroria e Specializuar ende nuk ka dhënë ndonjë detaj nga bastisjet. /Insajderi.org/