×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja e e fton dëshmitarin, rasti i të cilit u gjykua nga njëherë nga drejtësia ndërkombëtare në Kosovë

    Insajderi
    02 September 2024 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imer Imeri është dëshmitari i radhës në Gjykatën Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

    Imeri kishte dëshmuar edhe në procese të mëhershme gjyqësore nga drejtësia ndërkombëtare, konkretisht atë ndaj Sabit Gecit e Riza Alisë.

    Për dëshmitë e Imerit, ishin gjykuar e dënuar Sabit Geci e Riza Alija.

    Sabit Geci dhe Riza Alija, akuzoheshin se kishin kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së, duke mbajtur post komandues në burgun e improvizuar të Kukësit.

    Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, kishte shpallur fajtor Sabit Gecin për katër pika të aktakuzës për krime lufte kundër popullsisë civile si dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

    Në aktgjykimin shumë-faqësh të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë përmenden pretendimet e Imer Imerit për keqtrajtimet në kampin e pretenduar të Cahanit. Ai këto pretendime sot i prezantoi edhe përpara trupit gjykues në Hagë.

    “Trupi Gjykues konsideron se Sabit Geci and Riza Alija kanë kryer në bashkëveprim dhe janë penalisht përgjegjës për veprën penale krime Lufte kundër Popullatës Civile (Akuza 5 kundër Sabit Gecit dhe Akuza 2 kundër Riza Alijat) për shkak të rrahjes së Imer Imerit nga ata më apo rreth datës 12 prill 1999 që përbën cënim të integritetit trupor”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim. /Insajderi.org/

    Disa nga deklaratat e Imer Imerit sot në Gjykatë Speciale:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark