Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s'bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK

    Insajderi
    16 July 2025 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli i gjyqtarëve i caktuar për shqyrtimin e mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke lënë në fuqi të gjitha akuzat e aktakuzës ndaj tyre.

    Mbrojtja kishte kërkuar rrëzimin e aktakuzës në rastin Thaçi dhe të tjerët. Megjithatë, ajo është rrëzuar në tërësi nga trupi gjykues, shkruan Insajderi.

    Sipas interpretimit të trupit gjykues, edhe në qoftë se do të aprovohej mocioni i mbrojtjes, nuk do të rrëzonte asnjë pikë të aktakuzës. Kjo, pasi që, sipas tyre, akuzat për krime kundër njerëzimit nuk marrin parasysh ekzistencën e një konflikti të armatosur.

    Trupi gjykues vëren se secila dhe të gjitha incidentet përkatëse që gjithashtu janë akuza në kuadrin e krimeve kundër njerëzimit të cilat, ndryshe nga krimet e luftës, nuk marrin parasysh ekzistencën e një konflikti të armatosur në kohën përkatëse. Për rrjedhojë, edhe në qoftë se do të konsideronte në themelësi dhe në qoftë se këto kundërshtime të mbrojtjes do të vlerësoheshin të suksesshme, mocioni i mbrojtjes nuk do të çonte në rrëzimin e asnjë prej pikave të aktakuzës“, ka thënë Smith.

    Ani pse aspektet e shpejtësisë janë të rëndësishme në këtë proces, ato në vetëvete nuk krijojnë një bazë ligjore të pavarur mbi bazën e së cilës trupi gjykues mund të shkojë përtej formulimit të qartë të rregullores“, ka vijuar ai.

    Mbrojtja kishte kërkuar që të rrëzohej aktakuza nga trupi gjykues, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kishte arritur të dëshmojë për ekzistencën e një konflikti të armatosur nga marsi i 1998-ës dhe pas majit të 1999-ës, që përfshihen incidente të supozuara në aktakuzë.

    Siç deklaroi kryetari i panelit të gjyqtarëve, Charles L. Smith, po të aprovohej kërkesa e mbrojtjes, do të duhej të fragmentarizohej rasti dhe do duhej që secila pikë e akuzës të trajtohej veç e veç.

    Në qoftë se do të pranohej interpretimi i mbrojtjes do të çonte në fragmentarizimin e çështjes dhe do t’i kërkonte trupit gjykues të vendoste për secilën prej pikave apo fakteve materiale të kundërshtuara nga mbrojtja. Megjithatë, sikurse vërehet, rregulla 130 është synuar dhe është interpretuar në mënyrë të vazhdueshme se kërkon një rishikim të provave që kanë të bëjnë me secilën prej pikave të aktakuzës“, deklaroi Smith.

    Trupi gjykues nuk është bindur që ai ka autoritet sipas rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave në qoftë se për shkaqe koha apo çështje të tjera. Në këtë bazë, trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes sipas rregullës 130 në tërësinë e vetë“, përfundoi ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark