‘‘Spektakolare’’, Abdixhiku 'lajmërohet' nga zona 'VIP', flet për përformancën e Dua Lipës në ‘Sunny Hill’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘‘Spektakolare’’, Abdixhiku ‘lajmërohet’ nga zona ‘VIP’, flet për përformancën e Dua Lipës në ‘Sunny Hill’

    Insajderi
    02 August 2025 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas performancës së mbrëmshme të këngëtares me famë botërore Dua Lipa në festivalin “Sunny Hill”.

    Ai e cilësoi paraqitjen e saj si spektakolare, duke theksuar se ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota.

    Abdixhiku shprehu mirënjohje për artin dhe përkushtimin e Dua Lipës:

    “Faleminderit për artin, për zërin, për performancën dhe për dashurinë ndaj Kosovës”, shkroi ai.

    Postimi:

    Prishtina që DUA’m!

    Prishtina përtej!

    Dua Lipa, me një performancë spektakolare mbrëmë, ndriçoi natën e parë të Festivalit Sunny Hill. Dhe bashkë me të, ndriçoi gjithë zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota që në Prishtinë u bënë një.

    Sunny Hill nuk është vetëm një festival i zakonshëm tashmë – është një pasaportë kulturore për Kosovën që na sjell artistët më të mirë në botë, na vendos në hartën ndërkombëtare dhe na bashkon si asnjë ngjarje tjetër në Kosovë.

    Dhe pikërisht kjo është Prishtina e Kosova që duam e ëndërrojmë. Përtej të zakonshmes. Përtej vetes.

    Faleminderit, Dua Lipa – për artin, për zërin, për performancën, mbi të gjitha, faleminderit për dashurinë ndaj vendit tënd. Faleminderit, Sunny Hill – që një dritare bote e sjellni në Kosovë çdo vit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark