Shkrimtari dhe historian i njohur, Jusuf Buxhovi, e ka përshkruar rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ndër vite.
Ai foli për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe raportin e tij me ish-presidentin, Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se Rugova sot nuk i mungon Kosovës pasi prania fizike e disa njerëzve, sipas tij, është edhe më e fuqishme pa ta.
Për shallin e shumë komentuar te ish-Presidentit, Buxhovi beson se nuk kishte ndonjë simbolikë.
“Shallin e kanë mbajt rugovasit. Më shumë është përfolë sesa ka pasur ndonjë simbolikë”, tha ai.
Po ashtu, Buxhovi foli edhe për bindjen fetare të Rugovës, e cila ndër vite u përfolur mjaft shumë në publik.
“Unë mendoj se këtu bisedohet e spekulohet. Feja e Rugovës ka qenë shqiptaria dhe intelektualizmi. Shqiptaria në kuptimin e formulës së njohur të rilindjes kombëtare se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’. Do të thotë se eliminohen të gjitha mundësit që faktori fe të jetë faktor dominant”, shtoi Buxhovi.