×
  • Lajme
  • Lajme

    “Spiderman ose Superman”- Sociologu kosovar ngre alarmin për një lojë të rrezikshme që po luhet nëpër shkolla

    Insajderi
    04 December 2024 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sociologu Jeton Brajshori ka paralajmëruar për një lojë të ashtuquajtur “Spiderman” apo “Superman” që po luhet nëpër shkollat e Kosovës.

    Sipas Brajshorit, nxënësit në numër prej tre ose më shumë po kapin njërin duke e hedhur në ajër duke i kërkuar të bëhet superheronjtë e animuar “Spiderman” apo “Superman”, shkruan Insajderi.

    Kujdes! Loja e re e rrezikshme e quajtur “ Spiderman”, ose edhe “ Superman” po luhet me të madhe nëpër shkolla! 3 ose më shumë veta e kapin njërin duke e hudhur në ajër duke i thënë bonu spiderman ose superman. Personat që bien në tokë po kan dëmtime serioze në gjymtyrë dhe kokë!”, ka deklaruar ai.

    Ai ka kërkuar që të vëzhgohen shkollat nga drejtorët dhe prindërit e nxënësve për këtë fenomen.

    Të këtë vëzhgime nga drejtorit e shkollave si dhe prindërit të janë vigjilent në ndryshimet e disponimit dhe pamjës fizike të fëmijëve të tyre ( duke kërkuar ndonjë hematom). Bashkpunoni trekëndëshi që pasojat të jena më të vogla”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark