Dyshja tanimë kanë bashkëpunime paraprake, e suksesi i tyre i fundit është filmi i nominuar për Oscar, “Bridge of Spies”.
Rylance ishte shpallur fisutesi i çmimit për aktorin më të mirë në rol dytësor, në trilerin që flet pr spiunazhin gjatë Luftës së Ftohtë në mes Rusisë dhe Amerikës.
Në projektin e ardhshëm, të titulluar “The Kidnapping of Edgaro Mortara”, rrëfehet historia e vërtetë e një djaloshi hebre, i cili në mesin e shekullit të 19-të ishte marrë me forcë nga prindërit e tij italianë, për tu rritur si i krishterë.
Rylance do të luajë rolin e Papës Pius, i cili kishte refuzuar që t’ua kthente djaloshin prindërve të tij.