Kriza ekonomike në Venezuelë po shkatërron edhe sistemin e shëndetësisë në vend.
Spitalet në disa prej qyteteve në Venezuelë duken sikur zona lufte. Shtretër të thyer apo edhe pacientë të shtrirë në dysheme, të cilëve tash e sa ditë iu është ngjitur gjaku në lëkurë pa pasur mjete për tu pastruar.
Pa energji elektrike dhe aparate mjekësorë, mjekët detyrohen që të gjejnë zgjidhje të ndryshme për t’iu dalë në ndihmë pacientëve.
Për vetëm një ditë, reporterët e Daily Mail kanë qenë dëshmitar të vdekjes së shtatë foshanjeve për shkak të mungesës së tubave të oksigjeni.
Energjia elektrike tash e sa kohë është bërë problem në këtë vend. Për shkak të thatësirave, nuk ka ujë sa duhet në hidrocentrale.
Qeveria ka vendosur që punëtorët në sektorin publik të punojnë vetëm dy ditë gjatë javës./Insajderi.com