Spitali i Shkodrës përfshihet nga flakët, momenti kur nxjerrën pacientët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali i Shkodrës përfshihet nga flakët, momenti kur nxjerrën pacientët

    Insajderi
    13 January 2024 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reparti i Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë.

    Zjarri ka rënë në dhomën e mjekut të rojës dhe më pas tymi ka bllokuar të gjithë repartin.

    Disa pacientë janë nxjerrë jashtë dhe janë boshatisur disa reparte të spitalit.

    Sipas informacioneve, nuk ka pacientë të lënduar, ndërsa forca të shumta zjarrfikësish po punojnë për shuarjen e flakëve.

    Ende nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në spitalin e Shkodrës, i cili krijoi kaos këtë mbrëmje./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark