Spitali në Ferizaj vetëm për COVID-19, rastet tjera barten në QKUK – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali në Ferizaj vetëm për COVID-19, rastet tjera barten në QKUK

    Insajderi
    24 July 2020 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtabi emergjent në Komunën e Ferizajt, në bashkëpunim me institucionet qendrore, ka marrë vendim që shërbimet e Kirurgjisë, Gjinekologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Ferizajt të transferohen në QKUK në Prishtinë.

    Ndërkohë, i gjithë objekti i Spitalit të Ferizajt tashmë do të shërbejë vetëm për pacientët me COVID-19, raporton KOHA.

    Në këtë komunë janë 222 raste aktive me koronavirus, prej tyre 39 janë të hospitalizuar dhe po trajtohen me oksigjenoterapi.

    Ndërkohë, në gjendje të rëndë shëndetësore janë tre pacientë.

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se deri tash hapësirat e Spitalit të Ferizajt kanë qenë të kufizuara për ta pranuar fluksin e madh të qytetarëve me COVID-19.

    Drejtori i Spitalit Rajonal në Ferizaj, Jeton Zeqiri, ka thënë se për çdo ditë po rriten kërkesat për hospitalizim të pacientëve me koronavirus. Ai ka shtuar se në këtë situatë kërkohet një organizim i mirëfilltë.

    Edhe familjarët e pacientëve e kanë mirëpritur vendimin e Shtabit emergjent dhe thonë se janë të kënaqur me ofrimin e shërbimeve mjekësore në këtë spital.

    Deri tash në këtë komunë nga koronavirusi kanë vdekur gjashtë qytetarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark