×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali në Pejë thotë se pati fjalosje mes dy pjesëtarëve të stafit, tregon arsyen

    Insajderi
    18 July 2024 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nuk ka ndodhur një rrahje mes shefit të shërbimit teknik dhe punëtorit të sigurimit, siç është raportuar.

    Sipas tyre ka pasur një fjalosje mes tyre lidhur me punën.

    “Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sot ka pasur një fjalosje mes Shefit të Shërbimit Teknik dhe një Pjestari të sigurimit të Spitalit, e që ka ndodhur lidhur me punën, por demantojmë pretendimet se ka pasur rrahje siç është shkruar në shkrimin e portaleve. Ky reagim vjen pas intervistimit të të dy të përshirëve në këtë rast e të cilët kanë pranuar se janë fjalosur por jo që ka pasur kacafytje fizike”, thuhet në njoftim.

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka thënë se do ta trajtojnë këtë rast në kuadër të rregullores disiplinore që është në fuqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark