Spiunohet gjatë testimit Mercedes GLC Coupe i ri - Insajderi
×
Teknologji

Spiunohet gjatë testimit Mercedes GLC Coupe i ri

Insajderi
03 July 2018 - 21:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mercedes është duke punuar për një version të përditësuar të GLC Coupe, i cili tashmë është spiunuar gjatë testimit në Gjermani.

Mercedes GLC Coupe i ri do të përfitojë nga një varg i përditësimeve mekanike e kozmetike, në përpjekje për të qëndruar i freskët kundrejt rivalit BMW X4 të ri, transmeton koha.net.

Ajo çfarë është më risi në modelin e ri të GLC Coupe është se do të ofrohet edhe me teknologjinë plug-in hibride për herë të parë.

Ende është e pa qartë se cilën teknologji të plug-in hibride Mercedes do të ofrojë me të, por pritet që të ofrohet me motorin e ri dizel-elektrik, ku është motori me naftë 2.0 litërsh me katër cilindra në bashkëpunim me atë elektrikë që prodhojnë 121 kuaj fuqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark