“S’po ndahem me një grua për një tjetër”, Ilir Meta tregon arsyet e divorcit nga Monika Kryemadhi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’po ndahem me një grua për një tjetër”, Ilir Meta tregon arsyet e divorcit nga Monika Kryemadhi

    Insajderi
    21 June 2024 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish presidenti Ilir Meta, sot ka folur në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike lidhur me vendimin e tij për t’u divorcuar nga bashkëshortja.

    Siç potencoi Meta, ekzistojnë një mori arsyesh që kanë çuar drejt krisjes së marrëdhënies së tyre dhe shkakun e ndarjes.

    “Ka qenë vendimi më i vështirë në jetën time, është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauza të mëdha që janë etike për vendin. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të forte që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegien e 19 mandateve”, deklaroi Meta.

    “Qëndrimet e saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë konfuzion duhet të merrnin fund. Mirëkuptoj çdo reagim emocional të gjithëkujt. Detyrimet e mia lidhen me kontributin e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar te unë”.

    “Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet me të si grua apo nënë e tre fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër. U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi për shqetësimet që u kam krijuar”, potencoi mes tjerash ish-presidenti i Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark