Sportisti britanik që ishte afër të bëhej mbret i Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sportisti britanik që ishte afër të bëhej mbret i Shqipërisë

    Insajderi
    30 April 2016 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Financial Times ka shfaqur sot një fakt interesant, të sportistit britanik, C.B Fry, i cili ishte propozuar të bëhej mbret i Shqipërisë në vitet 20’ të shekullit të kaluar.

    “Gjatë fundit të viteve 1920 shqiptarët vendosën ta bëjnë një kushtetutë konstitucionale dhe menduan se Fry mund të ishte njeriu i duhur për mbret të Shqipërisë”, shkruan sot Financial Times.

    Fry ishte sportist i njohur britanik i viteve 1910-1920. Ai luante kriket derisa kishte provuar edhe futbollin gjithashtu.

    Në vitet 1920 ai vendosi t’i futej politikës, kur në vitin 1923 ishte kandidat i Partisë Liberale në qytetet e Brightonit, Banburyt dhe Oxfordit, por që nuk arriti të fitonte.

    Por, Në vitin 1928 Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti si mbret i Shqipërisë . Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme. Në këtë mënyre u formua e para familje mbretërore shqiptare.

    Ndërsa marrëdhëniet e Shqipërisë me Britaninë vazhdojnë të jenë të mira, edhe pse debati i fundit i hapur në Mbretërinë e Bashkuar nga ministri i Drejtësisë në Britani, Michael Gove, ka shpërfaqur qëndrimet e britanikëve krahas Shqipërisë. /Insdajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark