Spotify, kompani e cila koma nuk ka treguar shenja përmirësimi të fitimit, është duke konsideruar daljen në bursë sipas TechCrunch.
Firma me seli në kryeqytetin suedez Stockholm, zgjeroi aktivitetin e saj në SHBA gjatë muajit Shkurt. Spotify, një prej startupeve Evropiane më të vlerësuara, do të zhvendosë zyrat qëndrore në New York duke krijuar 1,000 vende të reja pune.
Në Shtator Spotify numëronte 40 milion abonentë me pagesë. Shërbimi është aktiv që prej 2008-ës.