×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Spotify shkurton 6% të fuqisë punëtore

    Insajderi
    23 January 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spotify deklaroi të hënën se do të shkurtojë 6% të forcës së saj të punës për të reduktuar kostot, duke iu bashkuar kompanive teknologjike si Amazon dhe Microsoft, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë globale.

    Në një letër dërguar punonjësve, e publikuar në faqen e kompanisë, CEO i Spotify, Daniel Ek, mori përgjegjësinë e plotë në shkurtimin e vendeve të punës, të cilat i cilësoi “të vështira, por të nevojshme”.

    “Ashtu si shumë drejtues, shpresoja se do të mund t’i përballoja erërat e forta të pandemisë dhe besoja se biznezi ynë i gjerë global dhe rreziku më i vogël ndaj ndikimit të ngadalësimit të reklamave do të na izolonin.
    Duke parë në kohë, kam qenë shumë ambicioz në investime, përpara rritjes së të ardhurave tona”, deklaroi Ek.

    Kompania e streaming muzikor me seli në Stokholm numëronte rreth 9800 punonjës në botë më 30 shtator, duke iu referuar një raporti mbi fitimet.

    Në muajt e fundit, kompanitë kryesore teknologjike kanë përmbysur me shpejtësi tendencën e punësimit të mijëra punonjësve, për t’i bërë ballë rritjes së kërkesës nga familjet dhe sipërmarrjet për shërbimet, si blerjet online dhe videokonferencat.

    Të njëjtat kompani kanë bërë së fundi shkurtime të mëdha të fuqisë punëtore, ndërkohë që inflacioni rëndon në shpenzimet e konsumatorëve dhe rritja e normave të interesit kufizon financimet. Edhe kërkesa për shërbime dixhitale gjatë pandemisë është kufizuar me rikthimin në normalitet.

    Në tre muajt e fundit, Amazon (AMZN), Google (GOOGL), Microsoft (MSFT) dhe shoqëria mëmë e Facebook (FB), Meta kanë njoftuar se do të shkurtojnë më shumë se 50 mijë punonjës nga kompanitë e tyre.

    Vendimi i Spotify për të shkurtuar rreth 590 vende pune është pjesë e një riorganizimi më të gjerë për të përmirësuar efikasitetin dhe “për të shpejtuar procesion vendimmarrës” – deklaroi Ek.

    Si pjesë e ndryshimeve, puna inxhinierike dhe produkti do të jenë të përqendruar. Edhe Dawn Ostroff, Chief Content Officer, vendosi të largohet nga kompania, deklaroi Ek.

    Spotify regjistroi humbje 228 milionë euro (248 milionë dollarë) në tremujorin e fundit financiar, i mbyllur më 30 shtator, me rritje të shpenzimeve operative 65%, sipas një prezantimi të shoqërisë, aksionerëve.

    Në vitin 2022, shpenzimet operative u rritën me ritëm dyshifror krahasuar me të ardhurat e kompanisë, – deklaroi Ek. / CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark