Springsteen anulon koncertin në Karolinën Veriore - shkak ligji anti-gay - Insajderi
×
Kulturë

Springsteen anulon koncertin në Karolinën Veriore – shkak ligji anti-gay

Insajderi
09 April 2016 - 11:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari amerikan, Bruce Springsteen, ka anuluar koncertin në Karolinën e Veriut, për shkak të një ligji në këtë shtet, që ka shfuqizuar mbrojtjen për homoseksualët dhe transseksualët.

Ligji, pos tjerash, kërkon nga njerëzit që të përdorin tualetet publike që korrespondojnë me gjininë e shënuar në certifikatat e tyre të lindjes.

Shumë kompani si Apple dhe Banka e Amerikës e kanë kritikuar këtë masë.

“Disa gjëra janë më të rëndësishme sesa një shfaqje rock dhe kjo luftë kundër paragjykimeve dhe fanatizmit është njëra prej tyre”, ka thënë Springsteen, i cili është dashur të mbajë koncertin të dielën.

Karolina e Veriut është një prej disa shteteve të SHBA-së jugore që kanë shqyrtuar ose miratuar legjislacione kundër homoseksualëve kohëve të fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark