×
  • Lajme
  • Lajme

    Sputnik V nis prodhimin në Beograd

    Insajderi
    03 June 2021 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia fillon të premten prodhimin në cikël të plotë të vaksinave ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

    Vaksinat do të prodhohen nga Instituti i Virologjisë, “Torlak” i Beogradit, pasi tashmë ka mbërritur nga Moska substanca për prodhimin e vaksinës ruse e ruajtur në kontejnerë të veçantë, në një temperaturë nga dy deri në tetë gradë plus.

    Sipas Ministrit serb të Inovacionit dhe Zhvillimin Teknologjik, Nenad Popoviç, në fazën e parë deri në fund të vitit do të prodhohen rreth katër milion doza të vaksinës ruse. Më herët në Serbi është realizuar vetëm procesi i mbushjes së flakonëve me këtë lloj vaksine.

    Në datë 19 Maj, Instituti Kombëtar rus i Kërkimeve, Gamaleya, konfirmoi cilësinë e vaksinës provë Sputnik V e prodhuar në Institutin Torlak të Beogradit.  Serbia, me ndihmën e ekspertëve nga Rusia, ndërtoi fabrikën me pajisje për të prodhuar në mënyrë të pavarur vaksinën.

    Ambasadori serb në Moskë Miroslav Lazanski tha se rreth 85% e shtetasve serbëve që kanë rezervuar takime për t’u vaksinuar kanë preferuan të injektojnë në trupin e tyre vaksinën ruse Sputnik V. Serbia synon që të furnizojë me këto vaksina edhe shtetet e rajonit.

    Disa shtete mes tyre Italia, Franca dhe Gjermania kanë bërë për të prodhuar vaksinën ruse ndërsa në shumë të tjera, ndër to edhe Shqipëria ka nisur përdorimin e saj në fushatat e vaksinimit masiv.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark