
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në Facebook kishte bërë një batutë për largimin nga Kosova të kuadrove shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi duke aluduar në drejtim të Martin Berishaj, Albin Kurtit dhe Mehmetit.
Ky status i Krasniqit nuk iu ka pëlqyer disa personave që kanë filluar të shpifin në drejtim të tij.
Ai ka sqaruar shkrimin e tij duke treguar se ka aloduar tek tre persona Albinin, Mehemtin dhe Martinin.
Postimi i plotë
Po shoh qe paska shperthye kanalizimi i shpifesve kunder meje, per nje batute qe kam postuar. Nuk meritojne asnje pergjigje, sepse jane shpifes dhe mashtrues. Shqiptaret e Malit te Zi jane bashkekombasit tane dhe Kosova i ka mirepritur gjithmone. Edhe ata kane kontribuuar per Kosoven. Me kete rast kam aluduar qarte ne tre persona Albini, Mehmeti, Martini. Asnje tjeter. Shikojini demet e tyre dhe e keni te qarte.
Ndëresa ky është postimi paraprak i Krasniqit:
Disa miq më kanë kritikuar pse nuk jam shprehur për rastin e Martin Berishajt. Në fillim u mbrojta, duke u thënë se e kam të njohur të vjetër e po pres zhvillimet. Ama tash e kam një ide më të mirë: në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë Malit të Zi, ka qenë mirë me ia pasë kthyer edhe kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, që nga qeveria, Akademia e diplomacia. Ata që thonë se kjo kërkesë është përçarje kombëtare, vec han m.t, sepse nuk është. Shqiptarët e Malit të Zi gëzojnë respektin tonë të plotë, si të gjithë shqiptarët e tjerë. Ndërsa kuadrot prej atjehit, veç shamatë e dëm kanë sjellë e po sjellin. Si me e pasë kauzë shamatën e dëmin. “Qofsha i gabuar!”, po nuk jam!