“Sqarona 50 milionëshin e Badovcit”, “Ti ke thanë duhet me votu se kryeministri po thotë”, - zbardhet presioni që iu bë dy asamblesitëve të VV-së në Prishtinë se qëndruan në sallë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sqarona 50 milionëshin e Badovcit”, “Ti ke thanë duhet me votu se kryeministri po thotë”, – zbardhet presioni që iu bë dy asamblesitëve të VV-së në Prishtinë se qëndruan në sallë

    Insajderi
    10 December 2024 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një presion i paparë është ushtruar drejt ndaj dy asmablesitëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahut dhe Edmond Azemit nga ana Gëzim Sveçlës dhe sekretarit të qendrës, Egozn Azemi.

    Dyshja, Lahu e Azemi qëndruan në sallën ku u votua buxhetin për vitin 2025.

    Për ta parandaluar situatën, Sveçla vendosi edhe t’i shkatërroje pajisjet që ndodheshin në sallë, në rastin konkret demoloi mikrofonin. Për këtë ai edhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Sidoqoftë Insajderi ka arritur të sigurojë pamjet dhe bisedën ku shihet presioni që iu bëhet dy asambleistëve që dolën kundër qëndrimeve të partisë:

    Pjesë nga biseda:

    Egzon Azemi: Nëse të kanë kërcenu me burg kallxo, për qeta nuk po të bojë presion

    Berat Lahu: O Egzon, unë  e kam vuajt e kam kry dënimin

    Egzon Azemi: Mos tolero burr…

    Berat Lahu: Unë nuk shitna… kur mi kallxon negociatat, për Badovcin tani

    Egzon Azemi: Nëse të shantazhojnë me burg kallxo…

    Berat Lahu: Ski nevojë ti më më mbrojtëm, e mbrojë unë veten

    Berat Lahu: Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin, unë kam me dalë  

    Berat Lahu: Mu s’mundet me më shantazhu kërrkush, as ti as kurrkush – se ti e bën, se qekjo është shantazh, është presion, mos bo hajgare  

    Egzoni: Ja nuk është shantazh, presion për mbrojtjen e interesave të popullit a?   

    Berat Lahu: Interesi i popullit u kanë me ia jep 50 milionë komunës të Prishtinës a?

    Berat Lahu: Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë edhe për Badovcin

    Berat Lahu: Ej mshele gojën a more vesh – A ke prezent çka tha, a ke prezent çka tha, ti je dëshmitar (Egzonit). Po sot e ki një padi (Gëzim Sveçlës). A e nive çka tha, a e nive çka tha?   

    Berat Lahu: Termokosin..ti je (Gëzimit) në Komision disiplinor për shpifje

    Gëzim Sveçla: Se di a m’lojnë me hi me shku deri komision

    Berat Lahu: Albin Kurti ke tuj e votu Badovcin a?, a je thirrë në emër të Albin Kurtit me votu Badovcin a?  A je thirrë, jo duhet ty me të ardhë marre

    Berat Lahu: Ti je i akuzum…qe ku e ka ky zotnia që e votojke Badovcin, kur ta sqaron ky në foltore… e ka negociu, e ka rrejtë në emër të Albin Kurtit për me votu – ti qeshtu ke thanë duhet me votu se po thotë kryeministri

    Mos shpif, mos shpif – sqaron 50 milionëshin e Badovcit  

    Egzon Azemi: Interesat e kujna po i mbron

    Berat Lahu: E ke hup pushtetin, e ke hup pushtetin sot bojna hajgare

    Berat Lahu: A keni marrë masa ndaj tij që e ka votu, këmbimin e pronave në Badovc 50 milionë pse nuk keni marrë masa?… mos i bë presion (Edmond Azemit)

    Video e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark