Seriali dramë i Koresë së Jugut, “Squid Game” është bërë seriali më i popullarizuar ndonjëherë i Netflix-it, duke tërhequr 111 milionë fansa që nga debutimi i tij më pak se katër javë më parë, tha gjiganti i shërbimeve të transmetimit të martën.
Hiti global shtjellon temën e njerëzve të margjinalizuar që ballafaqohen kundër njëri-tjetrit në lojërat tradicionale të fëmijëve, ndërsa fituesi mund të fitojë miliona para dhe lojtarët që humbasin, vriten.
Përhapur në të gjithë botën, veçanërisht përmes bujës në rrjetet sociale, “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende, shkruan The Guardian.
“Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.
Squid Game has officially reached 111 million fans — making it our biggest series launch ever! pic.twitter.com/SW3FJ42Qsn
— Netflix (@netflix) October 12, 2021
Për krahasim, “Bridgerton” arriti 82 milionë shikime në debutim, duke përdorur metrikën e brendshme të Netflix-it, e cila përfshin çdo llogari që shikoi një episod për të paktën dy minuta.
Suksesi i “Squid Game” përforcon ndikimin gjithnjë e më të madh të Koresë së Jugut në kulturën popullore globale, pas arritjeve të tjera që kanë shënuar grupet muzikore si BTS dhe filmi “Parasite”, i cili u shpall fitues i çmimit “Oscar” këtë vit.