“Squid Game” tregon shumë për epokën në të cilën po jetojmë - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    “Squid Game” tregon shumë për epokën në të cilën po jetojmë

    Insajderi
    22 October 2021 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pierre Haski

    Serialet televizive tashmë janë shndërruar në“objekte” gjeopolitike, pasi ata na tregojnë gjëra mbi botën, por edhe sepse janë një përbërës i fuqisë së butë, pra i aftësisë së shteteve për të bindur dhe ushtruar ndikim kulturor tek të tjerët pa përdorur forcë.

    “Squid Game”(Loja e Kallamarit) ka gjithçka që duhet për të gjetur hapësirë ​​në revistat gjeopolitike. Për ata që nuk e dinë, seriali koreano-jugor ka thyer rekordin për debutimin më të mirë në platformën Netflix, me mbi 100 milionë abonentë që e kanë parë në të gjithë botën në më pak se 1 muaj.

    Pra më mirë se “House of Cards” apo “Lupine”, dy hite të tjera jo-amerikane të prodhuara nga Netflix. Kjo dukuri është interesante, para së gjithash për atë që na tregon “Squid Game” për epokën në të cilën po jetojnë.

    Por edhe sepse Koreja e Jugut dhe 50 milionë banorët e saj, kanë zhvilluar një industri kulturore që ka një ndikim planetar, nga grupi i famshëm muzikor K-pop deri tek marketingu agresiv dhe kinemaja cilësore, e cila u vlerësua me Palmën e Artë në Festivalin e Kanës në vitin 2019 për filmin “Parasite”.

    Kjo “lojë e kallamarit” është mizore dhe e dhunshme. Seriali përmban personazhe borxhlinj që marrin pjesë në një lojë rezultati i së cilës është i thjeshtë: fiton ose vdes. Disa e kanë parë atë si një kritikë ndaj kapitalizmit të egër, apo si një denoncim të pabarazive shumë të forta në Korenë e Jugut, një vend dikur i varfër, por që ka përjetuar një zhvillim ekonomik të jashtëzakonshëm.

    Koreja e Jugut ka një ndikim shumë më të madh sesa madhësia e saj.

    Por “Squid Game”është gjithashtu një ftesë për të tejkaluar veten. Sigurisht, konkurrentët garojnë kundër njëri-tjetrit, por mbi të gjitha kundër vetes dhe kufijve të tyre. Duke pasur parasysh suksesin e serialit, me siguri që do të botohen shumë studime për të analizuar kuptimin e tij, perceptimin që kanë të rinjtë (që në mënyrë të pashmangshme do të jetë i ndryshëm nga ai i të rriturve) dhe estetikën.

    Por “Squid Game” është gjithashtu një sukses i papritur, sepse krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk, nuk ishte në gjendje të gjente fonde lokale para se ta bindte kompaninë Netflix, dhe e ka pushtuar publikun e gjerë falë një termi që tashmë është bërë viral.

    Pra kemi një kombinim midis aftësisë së Koresë së Jugut për të treguar histori, dhe shtrirjes universale dhe fuqisë së Netflix. Pra një fuqi dyfish e butë. Koreja e Jugut përjetoi diktaturën para demokratizimit dhe bumit ekonomik, që e ka bërë atë fuqinë ekonomike të11-tën në botë.

    Në vitin 1997, në kohën e krizës financiare aziatike, qeveria vendosi që të investojë masivisht në industritë kulturore, një zgjedhje që rezultoi e suksesshme. Sot Koreja e Jugut është vendi me më shumë lidhje në botë, dhe kjo i jep asaj një avantazh në epokën dixhitale, siç u shpjegua më 13 tetor nga Angeliki Kacaru në numrin special të revistës Asia Trends kushtuar Koresë së Jugut.

    Ky vend ka një ndikim shumë të madh në krahasim me sipërfaqen e tij, gjë që e bën atë një gjigant të fuqisë së butë në krahasim me Kinën fqinje, një fuqi ekonomike që megjithatë nuk është në gjendje, për shkak të ngurtësisë së saj politike, të rivalizojë në lidhje me ndikimin e industrive kulturore.

    Një aspekt veçanërisht i dukshëm në këtë moment,i karakterizuar nga masat agresive të regjimit kinez, që ndalon daljen në televizion të burrave që konsiderohen shumë “femëror”.

    Koreja e Jugut, që gjendet në qendër të një zone delikate gjeopolitike, ka qenë në gjendje që të gjejë recetën e duhur për një kulturë kombëtare që di t’i flasë pjesës tjetër të botës,një aset ky që është i konsiderueshme në shekullin XXI. “Loja e kallamarit” pritet të sjellë suksese të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark