Sri Lanka bllokon mediet sociale - Insajderi
×
Teknologji

Sri Lanka bllokon mediet sociale

Insajderi
14 May 2019 - 12:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia Reuters njoftoi se autori i një postimi në Facebook, një besimtar mysliman, i cili shkruante “një ditë ju do të qani”, u arrestua të dielën, pasi besimtarë të krishterë e interpretuan deklaratën e tij si kërcënim për dhunë.

Vendi i Azisë Jugore ka përjetuar tensione, që pas shpërthimeve mëngjesin e Pashkëve në kisha dhe hotele, ku u vranë më shumë se 250 vetë.

Besimtarët katolikë në kryeqytetin e Sri Lankës morën pjesë të dielën në Meshë, për herë të parë që pas shpërthimeve. Ushtarë dhe policë të armatosur patrullonin lagjet rreth kishave.

Dy ditë pas sulmeve të Pashkëve, Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark