“Srpska” i reagon Kurtit: Ja pse s’po marrim pjesë në zgjedhjet lokale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Srpska” i reagon Kurtit: Ja pse s’po marrim pjesë në zgjedhjet lokale

    Insajderi
    23 March 2023 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Lista Serbe” që drejtohet nga Goran Rakiq ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa i përket qëndrimit të këtij të fundit për refuzimin e “Srpskas” për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

    Në një komunikatë për media, “Lista Serbe” thotë se lëvizjet e tyre të fundit janë bërë si rezultat i “mosbesimit që serbët e ndjejnë ndaj Kurtit”.

    Gjithashtu partia që drejton Goran Rakiq thotë se akuzat e Kurtit se Beogradi zyrtar po përzihet në punët e brendshme të Kosovës s’ka bazë.

    Përveç tjerash thonë se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje është si rezultat “i dhunës së vazhdueshme insititucionale të ushtruar ndaj serbëve nga regjimi i Albin Kurtit”.

    Gjithashtu thonë se vendimi i tyre  ka ardhur edhe si rezultat i mospërmbushjes së kushteve të cilat u treguan në momentin kur serbët kishin vendosur të lëshonin insitutucionet e Republikës së Kosovës e që janë krijimi i Asocicacionit dhe largimi i të gjitha forcave speciale nga veriu i Republikës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark