
Kupa e re e Botës për Klubeve, aq shumë e dashur për FIFA-n ka nevojë për diskutim.
Ky kompeticion dhe format i ri në fakt po has në vështirësi për të bindur në aspektin e interesimit të publikut, në aspektin e atmosferës.
Pamjet e pjesëve të stadiumeve të zbrazëta gjatë ndeshjeve të klubeve të nivelit të lartë, bëjnë që realiteti të jetë larg ambicieve dhe pritshmërive, në garën që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mungesa e publikut po reflekton edhe në ritmin e lojës: lojtarët po lëvizin në stadiume mjaftueshëm të mëdhenj, por të heshtur, ndërsa po dëgjohen thirrjet dhe të bërtiturat e trajnerëve si të ishin duke e bërë këtë në fushën e stërvitjeve.
Duket sikur të ishim kthyer në kohën e koronavirusit.
Një rast konkret ishte ai i ndeshjes mes Ulsan Hyundai dhe Mamelodi Sundoëns: 97 spektatorë në fillim, e më pas në pjesën e dytë 3.412 spektatorë, në një impiant me një kapacitet prej 25.000 ulësesh.