Stadiumi më i madh në botë do të ndërtohet në Marok – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Stadiumi më i madh në botë do të ndërtohet në Marok

    Insajderi
    02 October 2024 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Botërori 2030” duket larg, por që tani ka nisur një garë e fortë se cili vend do të presë finalen e këtij turneu.

    FIFA vendosi që ai të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, megjithëse nisja do të bëhet nga Amerika e Jugut, ku Argjentina, Paraguai dhe Uruguai do të presion nga një ndeshje për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Parë të Botës.

    Kështu, Maroku ka vendosur të sfidojë Spanjën për organizimin e finales së madhe, me “iberikët” që kanë propozuar impianin legjendar por të rinovuar dhe modernizuar “Santiago Bernabeu”, ndërsa marokenët kanë prezantuar projektin e ri të stadiumit që do të jetë më i madhi në botë.

    Ai pritet të ndërtohet në Kasablanka dhe do të ketë një kapacitet prej 115 mijë spektatorësh, shkruan abcnews.al.

    Sipas parashikimeve të qeverisë së Marokut, ky impiant do të jetë gati për të pritur ndeshje në fund të vitit 2027 ndërsa do ta marrë emrin “King Hassan II”.

    Me këtë stadium që llogaritet të kushtojë më shumë se 500 milion euro, marokenët pretendojnë të kalojnë Spanjën në garën për të marrë finalen e “Botërorit 2030”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark