Para 1 shekulli, një pjesë e mirë e liderëve të botës jetonin në të njëjtin vend dhe jo shumë larg njëri tjetrit.
Në vitin 1913, Hitleri, Stalini, Frojdi, Trotsky dhe Titoja jugosllav të gjithë jetonin në Vjenë, madje disa prej tyre ishin edhe frekuentues të shpeshtë të të njëjtave vende për kafe.
Frojdi u shpërngul në Vjenë në vitin 1860, Stalini jetoi për një muaj në Vjenë për tu takuar me Trotskyn dhe Bukharinin, Hitleri besohet se ka jetuar në Vjenë mes viteve 1908 dhe 1913, shkruan KultPlus.
Në anën tjetër, revolucionari rus Trotsky ka jetuar në Vjenë në mes të viteve 1907 dhe 1914, e Titoja ishte punues metalesh para se të futej në ushtrinë austro-hungareze.