×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Stand up comedy” nuk është veç me qeshë

    Insajderi
    10 November 2016 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komediani dhe autori i emisionit satirik televiziv “Me Shukin” i është rikthyer një prej formave më të hershme të prezencës së tij në skenën e komedisë, me një paraqitje live në një nga baret e kryeqytetit kosovar.

    Mentor Shuki i njohur për emisionin e tij në radio Urban FM, “Drive me Shukin”, atë televiziv “Me Shukin” është rikthyer me një “stand up comedy” pas një pauze goxha të gjatë për të paralajmëruar një seri të “stand up-ve” gjatë muajve në vazhdim.

    Ai solli një tregim plot humor por edhe pak të sikletshëm.

    “Stand up comedy nuk është vetëm për me qeshë, është shpeshherë edhe një siklet i llojit të vet edhe për autorin edhe për publikun”, ka thënë Shuki, pas shfaqjes.

    Dhjetori do të jetë muaji kur ai do të vazhdojë me spektakle të tjera të këtij formati krahas atij televiziv dhe në radio.

    Ky “pre special show” ka sjellë një thumbim të fortë të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur periudhën e fundit.

    Ka nisur me thumbimin e “Thaçëve” si mbiemër që po humb fuqinë, për të vazhduar me elaborimin e “sistemit të budallëve”.

    Është ndalur sidomos në zgjedhjet në Amerikë duke krahasuar personazhet kryesore të zgjedhjeve atje me personazhet politike në Kosovë.

    Hillary është “teze” ndërsa Donald Trump “baci” dy prej emërtimeve më të zakonshme të shumë personazheve politike në skenën lokale politike.

    E kjo lidhje dhe shumë të tjera që Shuki ka krijuar gjatë performancës së tij më shumë se 30 minuta në Hamam Jazz Bar, përpos shumë batutave ka krijuar edhe shumë siklet tek publiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark