Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë kërkoi normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe këtu në vend të emrave përdori flamujt të të dyja shteteve.
Kjo i pengoi kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, i cili akuzoi Stanon se shkeli neutralitetin e BE-së karshi pavarësisë së Kosovës.
Për më tepër, Petkoviq tentoi të prezantonte se përdorimi i flamurit të Kosovës nga Stano është shenjë për ndërrim të punëdhënësit, duke aluduar te shefja e re e diplomacisë së BE-së, ish-kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
“Kush e autorizoi zëdhënësin e BE-së për të shkelur neutralitetin e statusit të BE-së duke njohur të ashtuquajturën Kosovë? Në emër të kujt flet Stano dhe pse e tejkalon mandatin e tij kur pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e UDI (Unilateral Declaration of Independence) Kosovës? Nëse ai ka ndryshuar punëdhënës, ai duhet ta thotë këtë qartë!”, shkroi Petkoviq.