×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano kërkon nga Kosova që t’u bëjë zgjidhje serbëve për patentë shoferë

    Insajderi
    23 August 2024 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian e mirëpret çdo veprim të autoriteteve kosovare që u mundëson serbëve nga veriu i Kosovës t’i konvertojnë patentë shoferët e tyre nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

    “BE mirëpret çdo hap që është ndërmarrë me qëllim të vazhdimit të lejimit të sa më shumë serbëve të Kosovës që të përdorin patentë shoferët e lëshuara nga Kosova”, tha për N1, Peter Stano, zëdhënës i shërbimit të jashtëm të BE-së. 

    Ai shtoi se po e inkurajojnë Kosovën që të prezantojë masa të tjera që do të lehtësojnë marrjen e patentë shoferëve. 

    “Ne inkurajojmë Kosovën që të miratojë masa të mëtejshme që do t’u mundësonin sa më shumë serbëve të Kosovës të marrin dokumente shtesë të Kosovës, veçanërisht një letërnjoftim të Kosovës, e cila kërkohet për marrjen e patentë shoferit të Kosovës”, shtoi Stano, transmeton Gazeta Express. 

    Sot skadon afati për shkëmbimin e patentë shoferëve të Serbisë me ato të Kosovës. 

    Ndryshe, nga e hëna, më 26 gusht, Policia e Kosovës do të nisë shqiptimin e gjobave nëse dikush prezanton patentë shoferi të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Gjobat për mosposedim të patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova variojnë nga 500 deri në 1.500 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark