Starbucks është duke marrë hapin e madh të hapjes së dyqanit të parë në Itali. Kompania amerikane e kafes ka premtuar se do të hyjë në tregun e vendlindjes së espressos “me modesti dhe respekt”.
Dyqani i parë i Starbucks do të hapet në Milan vitin e ardhshëm, në partneritet me kompaninë Percassi, raporton BBC.
Presidenti i kësaj kompanie ka thënë se e di që do të përballet me sfidë të vecant për hapjen e dyqanit të parë të Starbucks në Itali./Insajderi