Kompania amerikane, “Starbucks” thotë se do të punësojë 10,000 refugjatë në pesë vitet e ardhshme, si përgjigje ndaj pezullimit të pacaktuar për refugjatët sirianë për hyrjen në Amerikë, që ka bërë presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump.
Howard Schultz, drejtor ekzekutiv i rrjetit të restoranteve “Starbucks”, ka thënë se punësimi për refugjatët pritet që të zbatohet për dyqane në mbarë botën dhe se përpjekja do të fillojë në Shtetet e Bashkuara.
Schultz, i cili ishte mbështetës i Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale, ka kundërshtuar po ashtu agjendën e Trump rreth emigracionit, shfuqizimit të ligjit për kujdesin shëndetësor të ish-presidentit Barak Obama dhe ristrukturimin e tregtisë me Meksikën.
“Starbucks” ka një rrjet të gjërë të restoranteve në Amerikë, por edhe në shumë vende të tjera të botës. /Insajderi.com