Statovci u dërgon letër mirënjohje 13 deputetëve zviceran – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Statovci u dërgon letër mirënjohje 13 deputetëve zviceran

    Insajderi
    20 July 2023 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci u ka dërguar një letër mirënjohje deputetëve zviceran që shprehen shqetësimin e tyre për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

    Kështu ka njoftuar Statovci në “Facebook”, ajo tha se në letër ka shprehur vlerësimin e saj karshi 13 deputetëve që në mënyrë unanime kritikojnë qasjen e Brukselit.

    Kam dërguar letër mirënjohje deputetëve zviceran të cilët shprehën shqetësim për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe kërkuan një qasje të drejtë dhe te balancuar nga . 13 deputetë në mënyrë unanime, kritikojnë qasjen e Bashkimit Evropian ndaj ngjarjeve të fundit në veri të vendit“, tha ajo.

    Ky është reagimi i saj:

    Kam dërguar letër mirënjohje deputetëve zviceran të cilët shprehën shqetësim për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe kërkuan një qasje të drejtë dhe te balancuar nga .

    13 deputetë në mënyrë unanime, kritikojnë qasjen e Bashkimit Evropian ndaj ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

    Dëshiroj të shpreh thellësisht vlerësimin për këndvështrimin që keni artikuluar në letrën tuaj. Kuptimi i mprehtë i kompleksiteti i situatës në Kosovë, tregon përkushtimin tuaj të palëkundur për promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit brenda BE-së dhe më gjerë. Në këtë drejtim, ne përshëndesim pikëpamjet tuaja për refuzimin e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen, si dhe për provokimet e qëllimshme të Presidentit Vuçiq që nxisin kaos tek komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. Kjo kryesisht përdoret për konsum personal dhe të brendshëm politik në Serbi. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës parim themelor i cili siguron barazi dhe drejtësi ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark