Nënë Tereza shkon në Brazil. Shtatorja e bamirëses shqiptare do të qëndrojë në qytetin e Rio de Janeiro, aty ku ndodhet edhe e famshmja, statuja e Jezusit
Për kopjen e saj të dytë, mjeshtrat e qendrës së riprodhimit të veprave të artit kanë përdorur të njëjtin material, duke i qëndruar besnik deri në në imtësi veprës së Thoma Thomait.
Statuja e Nënë Terezës pritet të jetë gati në fillim të korrikut, njofton televizioni shqiptar Klan. Vendosja dhe njohja e origjinës shqiptare të nobelistes për paqen do t’i paraprijë shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Francesku në 4 Shtator.