
Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka hedhur dyshime se postimin e nënkryetares së bordit të RTK’së, Albulena Mehmetit ia ka shkruar Dejona Mihajli e VV’së.
Këtë dyshim, Frashëri e bazon tek fakti se statusi i saj është shpërndarë edhe në grupe të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Zv. Kryesueses së Bordit të RTK-së, ia paska shkrujtë Dejona një status. Dhe shiheni ku ia kanë shpërnda, për me marrë likes më shumë! Në grupe të militantëve t’VV!-së … mos i vet, se t’kallxojnë vetë”, ka shkruar Krasniqi.
Reagimin e Mehmetit e ka shpërndarë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe grupi ”Mërgata me Kryeministrin”.
Në statusin e saj Mehmeti ka reaguar duke akuzuar ish-kryetarin e bordit Besnik Boletinin e anëtaren Arta Berisha, pasi dhanë dorëheqje të premten, sepse nuk pajtoheshin me indiferencën brenda RTK-së ndaj skandalit të lajmit ku mediumi publik duke cituar një medium kontrovers boshnjak akuzonte dy media kosovare “Nacionale” dhe “Periskopi”, si “të Serbisë”.