Stavileci: Art Gashi dhe ekipi i Pejës e shajnë një qytet me nënë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stavileci: Art Gashi dhe ekipi i Pejës e shajnë një qytet me nënë

    Insajderi
    18 May 2016 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci të martën në ndeshjen e katërt finale ‘play off’ refuzoi t’ia jap dorën kryetarit të KB Peja, Art Gashit.

    Një ditë më vonë Stavileci, që është edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se Art Gashi nuk meriton respekt.

    “Ai ose pjesëtarë të klubit të tij e shajnë një qytet të tërë me nënë. Kjo është fyerja kjo është ofendimi. Atje duhet të kërkohet kultura jo këtu. Unë ja kam kthyer me masën më të mirë të mundshme”, ka thënë Stavileci për Klan Kosova.

    Vendimin e tij për të mos folur me Gashin, Stavileci e ka quajtur “fer play” në krahasim me atë çfarë Gashi dhe ekipi i tij bëjnë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark