Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se vazhdon t’i kryejë me përgjegjësi funksionet publike dhe në të njëjtën kohë të jetojë me familjen e tij, gruan dhe vajzën.
Këto komente i ka bërë sot teksa ka marrë pjesën bashkë me bashkëshorten e tij në Konventën e Gruas së PDK-së.
“Vazhdoj t’i kryej me përgjegjësi funksionet publike dhe të jetoj me familjen time. Secila media, për çfarëdo që ka të bëj me mua, do të duhej të më kontaktonte”, ka thënë Stavileci, për Express.
Ndërkohë, Klan Kosova, ka bërë foto të Stavilecit me gruan e tij në Konventën e fundit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Më parë në mediat kosovare ishte përfolur për një lidhje mes tij dhe ish-misit të Kosovës, Diana Avdiu. /Insajderi.com