Në zgjedhjet e sotme në Drenas, qytetarët kanë dhënë një test të demokracisë, ka thënë Blerand Stavileci.
“Po i mbledhim rezultatet të cilat janë inkurajuese. Ne nuk kemi dyshuar se do të dalim të parët. Duhet të presim se sa e thellë do të jetë fitorja”, ka thënë Stavileci.
“Nga rezultat që po marrim ka vend e që janë inkurajuese. Tash është e vështirë të flas se në vazhdimësi po marrë rezultate nga terreni”, shton ai.
Ndërkaq, në anën tjetër, ka nisur paraqitja e rezultateve të para për kryetar të Drenasit.
Nga 5 vendvotime sa janë numëruar deri tani, Ramiz Lladrovci i PDK-së udhëheq me 56.18 për qind, pas tij është Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën, me 22.51 për qind. /Insajderi.com