"Stay stong brother"- Zyrtari i antenës përformon dobët në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Stay stong brother”- Zyrtari i antenës përformon dobët në zgjedhje

    Insajderi
    19 February 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazmir Raci, analisti politik me qëndrimet pro Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është se ka marrë edhe aq shumë vota.

    I prezantuar si prurje e re, Raci duket se ka pak shpresë që të bëhet deputet në nomenklaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

    Raci nuk është as në mesin e 50 kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje parlamentare.

    Sidoqoftë, në top 50-she nuk mungojnë emra të figurave karakteristike të këtij subjekti politik. Aty është Dimal Basha me 14,922 vota e Agim Bahtiri me 15,108 vota.

    Nga e mori emrin “zyrtari i antenës”?

    Gazeta Insajderi me 24 maj të vitit të kaluar raportoi ekskluzivisht se Gazmir Raci ishte përzgjedhur në pozitën “Zyrtar i Antenës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi- Kosovë në kuadër të IPA III (2021 – 2027)“.

    MAPL kishin konfirmuar për Insajderin se në kontratë paga mujore e Racit ishte dy mijë euro (bruto).

    Paga bruto për këtë pozitë sipas Kontratës për Asistencë Teknike IPA III/2024/455-567 të dakorduar nga strukturat operative dhe miratuar nga Delegacioni i BE-së në Kosovë është 2000 euro bruto. Pagat për stafin e jashtëm si dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me zbatimin e programit mbulohen vetëm nga fondet e BE-së“, thuhet në përgjigje.

    Nga kjo ministri kishin sqaruar se ky konkurs është hapur me 3 prill 2024, dhe se Raci ishte kandidat i vetëm.

    Pas përmbylljes së IPA II dhe me fillimin e IPA III është shpallur konkursi për pozitën  Zyrtar i Antenës në Zyrën në Prishtinë më datë 3 prill me afat aplikimi deri më 17 prill 2024 në përputhje me Ligjin e Punës dhe Ligjin nr. 05/l -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, neni 98 dhe neni 99. Gjithashtu i njëjti rregull është aplikuar edhe për dy programet tjera të BNK-së“, deklaroi MAPL.

    Raci dikur u bë i njohur për frazën e tij “Stay Strong Brother” të cilën e tha gjatë takimit midis liderëve të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, përkatësisht Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel më 18 gusht.

    Përkrahjen Kurtit ia kishte shprehur me frazën e tij Stay Strong Brother”, përcjellur me një zemër.

    “Stay Strong Brother <3”, shkroi Raci atëkohë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark