×
  • Lajme
  • Lajme

    Stefanoviq: Serbia kundër bazës ushtarake në Kosovë, paralajmëron provokimin me ushtrime ushtarake

    Insajderi
    15 April 2021 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri serb i mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar sot se “situata e sigurisë në rajon është shumë komplekse dhe se ka veprime veçanërisht shqetësuese në Kosovë – të tilla si paralajmërimi i formimit të një baze ushtarake dhe të Ushtrisë së Kosovës, të cilën Serbia ashpër e kundërshton”, raporton Tanjug.

     “Kur ata paralajërojnë formimin e një baze në veri të krahinës sonë jugore, kjo duhet të shqetësojë Serbinë, sepse kjo nuk është gjë naive, ata nuk e bëjnë atë për të ndërtuar paqen afatgjate, ne e bëjmë atë sepse është në interesin tonë në Serbi. Sot me kokë lartë mund të themi atë çfarë mendojmë për shkak të gjithçkaje që ka bërë dhe bën presidenti ynë Aleksandar Vuçiq. Ne askënd nuk duhet të lusim, nuk duhet të ulim kokën. Mund të themi se kjo nuk është në përputhje me rregulloret, me Rezolutën 1244, se ata nuk kanë të drejtë për këtë”, ankohet Stefanoviq, por edhe duke mos harruar ta lavdërojë presidentin e tij.

    Ai tha se dëshira e Serbisë është të jetë “garantuese e stabilitetit”.

    “Stabiliteti dhe paqja janë qëllimi për të cilin Serbia do të jetë garantues i stabilitetit në të gjithë territorin e saj dhe në të gjithë rajonin”, pretendon Stefanoviq.

    Sipas tij, ajo gatishmëri e Serbisë do të mund të shihet të shtunën gjatë ushtrimit të përbashkët taktik “Përgjigja 2021”.

    “ 1.500 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë serbe do të tregojnë të gjithë fuqinë e tyre në fazën e fundit të stërvitjes së përbashkët taktike me të shtëna luftarake”, ka thënë Stefanoviç në TV Pink, duke shtuar se ky stërvitje komplekse vjen në “një kohë shumë komplekse”, ka paralajmëruar ministri serb i mbrojtjes provokimin e hapur të Serbisë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark