Stentimi i arterieve arotide, për herë të parë kryhet me sukses në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stentimi i arterieve arotide, për herë të parë kryhet me sukses në Kosovë

    Insajderi
    08 March 2025 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së është realizuar për herë të parë stentimi i arterieve karotide.

    Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, e ka cilësuar këtë si një ditë historike për vendin, duke theksuar se po fillon një epokë e re e trajtimeve të cilat deri më tani nuk ishin të mundshme në QKUK.

    Pacienti i parë që iu nënshtrua këtij intervenimi është një 72-vjeçar me sëmundje kronike, për të cilin kjo metodë ishte e domosdoshme.

    “Intervenimi ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë sepse patologjia ka qenë më e komplikuar se që kemi pritur, por ka shkuar me sukses,” tha Rudari.

    Ai shtoi se kjo metodë është më e sigurt dhe më e favorshme për pacientin, pasi është një procedurë e mbyllur që mundëson rikuperim më të shpejtë.

    “Nëse nuk do të ndërhynim, pacienti mund të kishte sulm, të paralizohej ose edhe të vdiste,” potencoi ai.

    Deri më tani, realizimi i ndërhyrjeve të tilla ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve. .

    Ky sukses u bë i mundur falë bashkëpunimit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare me doktor Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës në Greqi, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në realizimin e intervenimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark