Shkencëtari i shquar, Stephen Hawking, dha një deklaratë të fuqishme ditën e djeshme gjatë një leksioni në Kolegjin Imperial të Londrës lidhur me inteligjencën artificiale.
Ai që drejtoi pyetjen ishte një inxhinier nga Shkodra, Elson Bajrakutaj, ish student i këtij kolegji. “A mendoni që inteligjenca artificiale një ditë do të sundojë botën?” pyeti Bajrakutaj.
Dhe përgjigja e Hawking ishte: “Kompjuterët e dyfishojnë kapacitetin dhe shpejtësinë e tyre një herë në dy vjet mesatarisht, ndërsa qeniet njerëzore evoluojnë brenda mijëra e vjetësh.
Në këtë prizëm, mendoj se pas 100 vjetësh, inteligjenca artificiale do ta tejkalojë atë njerëzore. Dhe kur të vijë ajo ditë, unë shpresoj që ata të kenë të njëjtat qëllime me njerëzit”, transmeton Shkodra.news. /Insajderi.com