Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë, e cila shënoi 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, ka marrë pjesë edhe stërnipi i Ismail Qemalit, shkruan Insajderi.
Ai ka shprehur emocionet e tij për këtë ngjarje historike dhe ka theksuar se ndien të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi i tij kur ngriti flamurin shqiptar më 1912.
Në një prononcim për mediat në gjuhën italiane, Dritan Qemali ka thënë: “Mendoj se ndjej të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi im kur ngriti flamurin”.
Stërnipi i Qemalit është pyetur nëse kjo ishte hera e parë që vizitonte Shqipërinë, ai tha “Jo, absolutisht që jo. Kam qenë shumë herë në Shqipëri.”
Ai dha një mesazh të fuqishëm për shqiptarët, duke thënë “Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!”.
@tvklannews Stërnipi i Ismail Qemalit në Vlorë, mesazh në italisht: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë! Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë ka marrë pjesë edhe stërnipi i Ismail Qemalit. Në një prononcim për mediat në gjuhën italiane, ai thotë se mendon që ndjen të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi i tij kur ka ngritur flamurin shqiptar. #tvklan #klannews #28nentor #shqiperi #flamur #pavarsi
♬ original sound – TV KLAN NEWS
Theksojmë se në aktivitetin zyrtar për Ditën e Pavarësisë, ishin të pranishëm figura të larta të shtetit shqiptar, përfshirë Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentaren Elisa Spiropali, dhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës. Ceremoninë e nderoi gjithashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte pjesë e aktiviteteve zyrtare në këtë ditë të shënuar.