×
  • Lajme
  • Lajme

    Stevanoviq: Situata në Kosovë gjithnjë e më e ndërlikuar, ushtria do t’i mbrojë intresat e Serbisë

    Insajderi
    08 February 2021 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar sot, pas takimit të Këshillit serb të Sigurisë Kombëtare se në takim vëmendje të posaçme është dhënë situatës aktuale në Kosovë, të cilën e ka vlerësuar „gjithnjë e më të ndërlikuar“.

    „Kemi biseduar për disa tema të rëndësishme, dhe e para ishte situata aktuale në Kosovë. Kemi biseduar për situatën e ndërlikuar për ne. E ndërlikuar në kuptimin politik dhe të sigurisë. Kemi biseduar se çfarë po ndërmarrin organet tona shtetërore që ta ruajnë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë“, ka thënë ai, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

    Ai gjithashtu ka pretenduar se „Serbia nuk do të lejojë dëbimin e popullatës serbe nga Kosova dhe se do të vazhdojë së bashku me KFOR-in ta mbrojë sigurinë e popullatës serbe në Kosovë“./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark