Ky është viti i 8-të i organizimit të konferencës më të madhe në rajon KosICT, teksa tema kryesore do të fokusohet në “OUTSOURCING” dhe ndikimi i tij në zhvillimin e ekonomisë lokale, si dhe në ndryshimet në strukturat e kompanive për t’u adaptuar me trendet dhe nevojat globale në mënyrë që ta ngritin nivelin e konkurrencës dhe kualitetin e shërbimeve të ofruara.
KosICT mbulon tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në industrinë tonë.
KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e 28 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë (psh. Iva Matasich, që në prezantimin e saj si folëse kryesore do të flas mbi zhvillimin e biznesit; Kerry Pearce, Chief Product Officer dhe Senior Vice President of Engineering në UberMedia me një përvojë të gjatë ne udhëheqje, organizim dhe motivim te ekipeve; Markus Neubauer, themelues dhe CEO i Silbury Deutschland si dhe shumë të tjerë).
Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike në skenën kryesore, në skenën dytësore do të ketë prezantime teknike per zhvilluesit softuerik, do të mbahet edhe panairi i start-upeve, po ashtu do të jetë edhe gara e fëmijëve programues, si dhe garat ne eSports.
Ndryshe,gjatë 7 edicioneve të kaluara të konferencës, më shumë se 5000 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin të dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation etj.