Stojanoviq akuzon Listën serbe për vjedhje votash – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stojanoviq akuzon Listën serbe për vjedhje votash

    Insajderi
    15 October 2016 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish nënkryetari i Gjilanit Milan Stojanoviq, e ka akuzuar Listën Serbe për vjedhje të votave në zgjedhjet paralmentare të vitit 2014.

    Stojanoviq përmes një statusi në Facebook ka shkruar gjithashtu se Marko Gjuriq ka marrë para për ta përkrahur Hashim Thaçin dhe se për ndërtimin e spitalit në Partesh meritat i mori vetëm Serbia pavarësisht se Kosova kishte investuar në të.

    “E ashtuquajtura Srpska në pushtet erdhi duke vjedhur 20 mijë vota në Kosovë”, ka shkruajtur Stojanoviq.

    “Ai kreteni Marko Gjuriqi ka marrë para dhe e ka përkrahur tregimin rreth Hashim Thaçit, ndërsa në TV shet mjegull, ju e dini se edhe zënëvdës kryeministri Branimir Stojanoviq është takuar në kafiteri në Maqedoni dhe ka marrë para kesh” shton Stojanoviq.

    Duke e komentuar edhe bojkotin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës Stojanoviq tha se më mirë do të ishte që të ngrihet kryeministri Vuqiq “për rrenat e tij”, përcjell Telenews.

    “Sa i përket Trepçës, populli shqiptarë nuk do të përfitojë asgjë nga kjo, e edhe më pak ai serb,Trepçën e kanë fituar britanezët në vitin 2013”, ka shkruar Stojanoviq.

    ststusi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark