Stojanoviq: Prishtina të fokusohet në krijimin e Asociacionit dhe Speciales - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stojanoviq: Prishtina të fokusohet në krijimin e Asociacionit dhe Speciales

    Insajderi
    19 April 2016 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq,  ka theksuar se sjellja e Prishtinës rreth ndalimit të përdorimit të letërnjoftimeve serbe si dhe ndërmarrja e masave të tjera është një përpjekje që fokusi publik të largohet nga temat  kryesore, siç janë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

    Stojanoviq në një deklaratë për RTS ka thënë se kjo është  ikje nga problemet të cilët sipas tij janë shumë të dhimbshme për Prishtinën, përcjell Klan Kosova.

    Zëvendësi i kryeministrit, Isa Mustafa ka shtuar se Serbia dhe serbët në Kosovë janë të gatshëm për ta formuar Asociacionin, por se siç tha ai “Bashkimi Evropian duhet të bëjë pjesën e vet si dhe duhet t`i bëj presion Qeverisë së Kosovës për ta zhbllokuar procesin”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark