Stojanoviqi kërkon funksionalizimin e kishës ortodokse në oborrin e UP-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stojanoviqi kërkon funksionalizimin e kishës ortodokse në oborrin e UP-së

    Insajderi
    13 July 2016 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kohën kur kanë nisur gërmimet për varrezë të dyshuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku pranë aty është e ndërtuar edhe një kishë ortodokse e ndërtuar gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit, po kërkohet që të funksionalizohet.

    Këtë kërkesë e ka bërë sot zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, i cili vjen nga Lista Serbe.

    Ai ka marrë pjesë në fillimin e gërmimeve për varrezë të dyshimtë në këtë pjesë.

    Me këtë rast ia ka thënë se serbët nuk janë kundër verifikimit të varrezës masive në kampusin e Universitetit të Prishtinës, por është shprehur kundër politizimit të kishës ortodokse që gjendet në këtë kampus.

    Stojanoviq ka shfaqur nevojën e serbëve për këtë kishë, duke kërkuar që të mos i referohen si Kisha e Millosheviqit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark