Stojkoviç me fjalë lavdëruese për tifozët shqiptarë: Ashtu duhet të jenë edhe serbët - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Stojkoviç me fjalë lavdëruese për tifozët shqiptarë: Ashtu duhet të jenë edhe serbët

    Insajderi
    08 June 2025 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Air Albania”, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka vlerësuar lartë atmosferën dhe sjelljen e tifozëve shqiptarë, duke i përmendur si shembull pozitiv për mbështetjen pa incidente dhe energjinë e krijuar gjatë gjithë ndeshjes.

    “Urime tifozëve shqiptarë, pikërisht ashtu duhet të jenë edhe tifozët tanë”, tha ai pas ndeshjes, duke shtuar se ky është modeli i duhur për çdo stadium në Europë.

    Takimi, i zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ishte i mbushur me pritje dhe tension për shkak të historikut mes dy vendeve, por kaloi pa asnjë problem të sigurisë, duke u shndërruar në një shembull sportiviteti.

    Shqipëria ruan shpresat për një kualifikim historik, ndërsa barazimi nuk ishte ndihmues për Serbinë, e cila vazhdon garën për kreun e grupit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark