Stoke City është ekip mesatar në Angli, por me shpenzimet e muajve të fundit mund të krahasohet edhe me ekipe të mëdha që njihen për blerje të shtrenjta të futbollistëve.
Në afatin dimëror të transferimeve, klubi anglez ka thyer rekordin e vet të transferimeve me blerjen e mesfushorit Gianelli Imbula nga Porto për jo më pak se 25 milionë euro.
Menaxheri i Stoke, Mark Hughes, u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje duke thënë që mesfushori do t’i shtojë kualitetin në skuadër, raporton The Sun.
“Gianelli është një futbollist i mirë, ka fuqi dhe ka një sy të mirë për pasime. Jam i bindur që ai do ta shtojë kualitetin në skuadër.
“Ai luajti kundër nesh në ndeshjet parasezonale dhe unë isha i vetëdijshëm për cilësitë e tij, ta shihja atë nga afër më bindi mua edhe më shumë,” tha tekniku anglez.
Gianelli Imbula u transferua në Porto vitin e kaluar nga Marseille, por nuk arriti të ambientoj siç pritej në “Dragao”, çka e solli edhe largimin e tij drejtë Premier Ligës.
Gjatë verës, Stoke ka transferuar edhe futbollistin me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri nga Interi, si dhe futbollistë të tjerë cilësor si Arnautovic.